Lajme

Alarmante: Për një javë 37 aksidente me nëntë të lënduar në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 26 Gusht 2024

Policia Rajonale e Ferizajt, javën që lamë pas ka shqiptuar 1420 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr nëntë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Po ashtu, siç bën të ditur kumtesa e policisë, janë raportuar përgjatë javës 37 aksidente, prej tyre 14 me lëndime, dhe 23 me dëme materiale.

Ndërkaq, nëntë persona pësuan lëndime.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy