Osmani nga Parlamenti Evropian: Jemi afër gjetjes së zgjidhjes për situatën në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 14 June 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media, pas adresimit të saj para deputetëve në Parlamentin Evropian ka folur edhe për situatën në komunat veriore të Kosovës.
E para e vendit ka theksuar se Kosova është në rrugën e duhur për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po ballafaqohet.
Osmani para gazetarëve tha se Kosova është në kontakt me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, por që do duhet të diskutohen edhe disa detaje, por beson se kjo sfidë do të tejkalohet.
“Ne duhet ta kuptojmë që aleancat janë vlerë, fuqi dhe rrjedhimisht të vazhdojmë të punojmë me miq në rrugën përpara. Mund ti quaj sfida ato me të cilat do të ballafaqohemi tani, por sfida të cilat do ti tejkalojmë, jemi në rrugë të duhur për ti tejkaluar. Janë vazhdimisht në diskutime, kontakt me partnerët tanë në SHBA e BE dhe do të thoja që jemi afër, që rruga përpara të jetë një një zgjidhje e përbashkët. Janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen, por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara është e përbashkët.
Ajo ka thënë se Kosova është afër me kërkesat e ndërkombëtarëve, e që kërkesa e Kosovës, siç është sundimi i ligjit, Osmani ka theksuar se është edhe kërkesë e tyre, e se për çështjen e zgjedhjeve ka vullnet edhe tek institucionet e Kosovës.
Presidentja e vendit ka thënë se ende ka diskutimi, por që jemi afër të gjindet zgjidhja për situatën në veri.
“Jemi afër sa i përket kërkesave ndërkombëtareve. Shumë prej kërkesave tona siç është sundimi i ligjit, janë edhe kërkesë e tyre, dakordim që duhet të ketë sundim të ligjit dhe nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri, pastaj çështja e zgjedhjeve të reja ka vullnet tek institucionet e Kosovës. Ka ende diskutime, por mendoj se jemi afër të gjindet zgjidhja”, tha Osmani.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...