Lajme

Osmani në 17-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese: Nuk duhet të jetë zgjatim i politikës e as peng i interesave të pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 22 Tetor 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Vjosa Omani kanë shënuar 17-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës, as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës, as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se legjitimiteti i demokracisë lidhet drejtpërdrejt me një drejtësi të pavarur, e cila nuk i nënshtrohet ndikimeve politike.

“Legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia që nuk i nënshtrohet politikës, por i shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve”, ka deklaruar Osmani./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy