Osmani: Ndërkombëtarët të bëjnë presion në Beograd, Vuçiq sillet si shërbëtor i Putinit
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 15 August 2023
Në vizitën e saj në komunën e Dragashit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakoheshme në katër komunat veriore.
Osmani tha se së shpejti do të përfundoj baza ligjore ku përcaktohen afatet dhe çështjet teknike për zgjedhjet lokale, por që sipas saj i takon qytetarëve në veri se a do të dalin në zgjedhje a po jo.
Presidentja tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkoj nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mos e përdor pushtetin e tij për të krijuar dhunë në komunat veriore me shumicë.
“Pastaj i takon qytetarëve në veri se a dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. E kam thënë më herët është esenciale që komuniteti ndërkombëtar të kërkoj nga Vuciqi ta ndërpresë ndikimin negativ, frikësimin e qytetarëve, dhunën që përdoret nga strukturat ilegale ndaj qytetarëve në veri dhe t’i lejojë ata t’i shfrytëzojnë pa dhunë të drejtat e tyre që i takojnë me kushtetutë”, tha ajo.
Osmani tha Vuçiq po sillet si një shërbëtor i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, derisa ritheksoi se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion të Serbia.
“Jam e bindur që qytetarët dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe këtë bindje e kam nga komunikimet që i kemi cdo ditë, në mënyrë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i zgjedhin kryetarët me zgjedhje demokratike. Por, deri tani nuk shoh ndonjë vullnet nga Vuçiq që ai të ndërpres agresionin institucional që vazhdimisht e kryen në raport me fqinjët, nuk pres nga ai ta ndërpres dhunën që nëpërmjet strukturave kriminale e ushtrojnë ndaj qytetarëve, prandaj presioni duhet të jetë në Beograd që më në fund Beogradi të filloj të sillet me standardet e evropiane dhe jo si një shërbëtor i Putinit dhe vetëm i Putinit”, tha ajo.
Osmani foli edhe për strukturat paralele serbe në Kosovë për të cilat tha se ka informacione në detaje.
“Ju siguroj se jo që kam njohur, por kam njohuri në detaje ku gjenden, special prej tyre, në cilin fshat, kush i udhëheq, kush i merr pagat e dyfishta e trefishta, çfarë roli destruktiv nëpërmjet të hollave në të zezën Serbia e luan”, tha ajo.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...