Osmani me ftesë të Radev, shkon për vizitë zyrtare në Bullgari
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 29 November 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë dy ditore zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj, Rumen Radev, nga i cili do të pritet me nderime të larta ushtarake.
Përveç takimit ballë përballë me Radev, Osmani do ta zhvillojë edhe një takim bilateral, dhe më pas do ta kenë një konferencë të përbashkët për media.
Delegacioni i kryesuar nga Osmani do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare presidenciale të shtruar nga Radev.
Gjatë vizitës në Bullgari, Presidentja Osmani do të takohet, gjithashtu edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov.
Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetarja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova, presidentes do t`i dhurohet Çelësi i Sofjes.
Në agjendën e vizitës së presidentes në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) në Kosovë. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti Radev, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta të Armatosura të Bullgarisë, Valeri Tsolov.
Kurse në Universitetin “Shën Kliment Ohridski”, Osmani do të nderohet me mirënjohje, teksa para stafit akademik, diplomatëve të akredituar dhe studentëve do ta mbajë një diskutim, në të cilin do të flasë për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.
Departamentit të gjuhëve të përgjithshme, indoevropiane e ballkanike të këtij Universiteti, presidentja do t`ia dhurojë një mirënjohje për kontributin e çmuar për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.
Osmani, gjatë vizitës në Bullgari do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë shtet.
Të tjera
-
Pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare
Gjatë orëve të mbrëmjes ka rënë fluksi i udhëtarëve nëpër pikat kufitare të K...
-
Aksident ajror në Stuttgart, dy të plagosur rëndë pas rënies së fluturakes
Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin ...
-
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndi...
-
Abelard Tahiri: Jemi rrugës për ta çuar në burg Martin Berishajn
Kandidati i PDK‘së për deputet Abelard Tahiri, ka qenë i ftuari i radhës në e...
-
Tik-Toku sërish pikënisje e sherrit, të rinjtë përleshen me mjete të forta në Tiranë
Problem që pikënisjen e kishte nga Tik-Toku, u shënua sërish mbrëmjen e së sh...
-
KFOR njofton për patrullime të ushtarëve italianë të KFOR’it në bjeshkët e Istogut në “kushte ekstreme”
KFORI ka njoftuar se sot ka zhvilluar një sërë aktivietesh patruimi dhe vëzhg...
-
Moti i fundvitit dhe Vitit të Ri: Ngrica, mjegull dhe mundësi për reshje bore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ...
-
2024 | Dialogu Beograd-Prishtinë në ngërç
Dialogu Beograd-Prishtinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk solli asnjë progres...
-
Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025
Dy ditët e fundit të vitit 2024 mbi vendin tonë do të jenë kryesisht me diell...
-
Ish krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjy...
-
47,000 euro për sponzorimet në Facebook – Shumat rekord të shpenzuara nga Lumir Abdixhiku për postimet personale dhe të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka investuar një ...
-
“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar
Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm ...