Osmani: Marrëveshja me MCC-në, investimi më i madh në dekada për energji

Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 28 July 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit është investimi më i madh në sektorin e energjisë në disa dekada, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto para përveçse sjellin investime në fushën e energjisë, do t’iu garantojë edhe grave role kyçe në këtë drejtim.
“Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash. Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se nënshkrimet e vëna nga Kosova dhe korporata amerikane në një marrëveshje milionëshe është dëshmi partneriteti.
“Kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë atë që dihet tashmë botërisht, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme!”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...