Lajme

Osmani: Kosova po përjeton një etapë të veçantë të koordinimit ndërinstitucional

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 17 December 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se kemi përpara vitin 2022 dhe detyrë kryesore është ta mundin pandeminë.

Osmani deklaroi se në këto momente Kosova po përjeton një etapë të veçantë të koordinimit institucional.

-Advertisement-

“Të dashur bashkëqytetarë, ne po hyjmë në vitin 2022 me shikim nga e ardhmja. Jemi të vetëdijshëm se kemi detyrë parësore ta mundim pandeminë. Kosova jonë po përjeton një etapë të veçantë në koordinimin ndërinstitucional” tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera