Osmani kërkon unitet për fuqizimin e aleancave strategjike
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 22 June 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta.
Zyra e Presidentes njofton se presidentja Osmani gjatë takimit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
“Presidentja ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta që përfshijnë mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë si dhe fuqizimin ndërkombëtar të Republikës, sikurse edhe në përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në NATO dhe BE”, citohet në komunikatë të ketë thënë Osmani.
Sipas këtij njoftimi, presidentja ka shprehur keqardhje që partitë e tjera opozitare kanë refuzuar mundësinë që ta japin kontributin e tyre për çështje të interesit nacional, përfshirë përpjekjet për fuqizimin e aleancave strategjike e ekzistenciale të Republikës së Kosovës me partnerët, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ajo ka ritheksuar, se në përputhje me Kushtetutën do të vazhdojë të angazhohet në përfaqësimin e unitetit qytetar, mbrojtjen e kushtetutës, ruajtjen dhe fuqizimin e aleancave strategjike, sikurse edhe krijimin e një klime konstruktive për t’i adresuar sfidat dhe çështjet e rëndësishme në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas presidentes Osmani, kontributi i secilit lider dhe subjekti politik është të bashkëpunojë për çështje të rëndësisë nacionale me institucionet shtetërore, por jo duke refuzuar.
Pavarësisht kësaj, presidentja Osmani ka bërë të ditur se dera e zyrës së saj vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror.
Të tjera
-
Momente madhështore nga dita e ushtrisë së Kosovës, emocione, lot e fjalë zemre që nuk duhet t’i humbisni
Sot, në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë, emocionet ishin të papërshkrues...
-
PSD i ndan mirënjohje kryetarit të Gjilanit: Kunati i vitit
Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik, gjatë të cilit i ka ...
-
Dy nga tre të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi
Dy nga tre shtetasit malazezë që janë në paraburgim me nga një muaj në Kosovë...
-
Kurti: Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë dhe e bëjmë më të qëndrueshme Republikën
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e Forcës së Sigurisë së ...
-
Bajrami ironizon me premtimin e Kurtit për fabrikën e municionit, ia kujton atë të keqapit që s’e bëri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë ...
-
Ramush Haradinaj nesër në ora 17:00 do të mbajë konferencë për media
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të mbajë konferencë për med...
-
Infokusi siguron fakte: Si u zgjodh Arben Krasniqi kundërligjshëm dhe me më së paku pikë sekretar i përgjithshëm i qeverisë
Sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, u mor vendimi që në pozitën e sekreta...
-
Bedri Hamza takon Edi Ramën në Tiranë për 28 Nëntor: Të bashkuar për të nderuar trashëgiminë dhe për të punuar për të ardhmen
Badri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka takuar Edi Ramën, Kr...
-
KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektrike do të bëhen me automatizëm
KESCO njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike p...
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...