Lajme

Osmani e pret me ceremoni të lartë shtetërore presidentin Meta

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 22 July 2022

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani dhe Meta do të kenë takim teksa më pas do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.

-Advertisement-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në orën 11:05 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kurse, në 11:50 Meta do të adresohet me një fjalim në një seancë të veçantë para deputetëve të Kuvendit.

Në 12:15 presidenti shqiptar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera