Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 26 January 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të SHBA-ve, të prirë nga gjeneralmajor Benjamin J.Correl, komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes.
“Pasi që ka falënderuar gjeneralmajorin Correl për gjithë angazhimin e tij në fushën e bashkëpunimit bilateral ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe kontributin në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, Presidentja Osmani e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Në njoftim theksohet se Osmani, ka thënë se Programi i Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, të kryesuar nga Byroja e Gardës Kombëtare, respektivisht Partneriteti shtetëror me Iowa-n, është thelbësor për marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, ajo ka çmuar angazhimin e deritashëm të gjeneralmajorit Correl, duke shfaqur shpresën se marrëdhëniet në fushën e sigurisë ndërmjet të dy shteteve vetëm sa do të thellohen në të ardhmen.
“Rezultatet tua në fushën e bashkëpunimit janë të dukshme dhe rrjedhojë e këtij partneriteti me Gardës Kombëtare të Iowa-s. Falënderoj shtetin e Iowa-s për qindra burra dhe gra të Gardës Kombëtare me uniformë, të cilët kanë shërbyer në Kosovë gjatë viteve në kuadër të KFOR-it, sikurse të gjithë ata që janë pjesë e programit të partneritetit”, është shprehur Presidentja Osmani.
Më tej, Osmani ka theksuar se Garda Kombëtare e Iowa-s ka kontribuar ndjeshëm në profesionalizimin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke qenë kontribuuese në misionet ndërkombëtare bashkërisht me trupat amerikane.
Ndërkaq gjeneralmajori Correl tha se ndihet i nderuar me dekoratën e Presidentes Osmani, e cila sipas tij do të shërbejë si një kujtim i çmuar i partneritetit me ushtrinë dhe shtetin e Kosovës. Gjeneralmajor Correl ka potencuar se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në çfarëdo kapaciteti që do të jetë i angazhuar.
Të tjera
-
Osmani reagon pas sulmit me 11 të vdekur në një shkollë të Suedisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në nj...
-
Osmani sot në Departament të Shtetit, Presidenca s’paralajmëroi asgjë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të l...
-
AAK-Nisma mban tubim në Prizren e Suharekë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubime me qytetarë në Prizren e Suharekë...
-
Bedri Hamza ditën e nis në Drenas, më pas tubim ma qytetarë në Fushë Kosovë e Prishtinë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot ...
-
Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimi...
-
KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultatave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10.00, organizon ceremoninë e ...
-
Sot varroset epidemiologu Isuf Dedushaj
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, epidemiologut Isuf Dedushaj. Ceremoni...
-
Mëngjes me ngrica, gjatë ditës mot i kthjellët
Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë. Vransira të ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...