Lajme

Organizohet eventi më i madh i bamirësisë për fëmijët me leukemi, ja si mund të ndihmoni

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 18 December 2023

Fund i vitit është koha kur me një kontribut sa do të vogël e sipas mundësive mund të zbukurosh kohën e festave për fëmijët, e sidomos ata që kanë nevojë të madhe që dikush tu dalë në ndihmë.

Nesër, e martë 19 dhjetor në Swiss Diamond, në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00 këtë mund ta bësh realitet, pasiqë mbahet eventi më i madh për tu dalë në ndihmë fëmijëve me leukemi që janë duke u trajtuar në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Çmimi i biletës të eventit është 50 euro, derisa ka edhe forma të tjera se si mund të ndihmoni.

-Advertisement-

Përmes numrit të xhirollogarisë të cilën e gjeni më poshtë, ku mund të ndihmoni me çfarëdo shume që keni mundësi si dhe ditën e eventit, në ankand ku do të bëhet shitja e 6 pikturave.

Pra të gjitha këto para do të shkojnë për fëmijët që janë duke u trajtuar me leukemi në Onkologji për trajtimet e tyre.

Ky event është organizuar nga Universum International College së bashku me organizatën Cure2Children.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera