Sport

Organet e hetuesisë i shqetësuan lojtarët e kombëtares në vlugun e përgatitjeve

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 22 March 2023

Drejtuesit e FFK-së i ftuan sot mediat në konferencë urgjente.

Para tyre u paraqitën tre zyrtarë të lartë të shtëpisë së futbollit.

Por, shqetësimin më të madh e shprehu drejtori i kombëtares,  Muharrem Sahiti i cili tha se futbollistët e kombëtares dhe stafi teknik u shqetësuan nga persona civil.

-Advertisement-

E sekretari gjeneral i FFK-së, Taulant Hodaj, tregoj se zyrtarët hetues, nuk kishin paraqitur asnjë leje për intervistimin e lojtarëve të kombëtares dhe stafit teknik.

Hodaj, tha se për këtë veprim FFK-ja do të ankohet në organet e drejtësisë së Kosovës.

Për kundër shqetësimeve që Sahiti po thotë ua shkaktuan atij dhe lojtarëve, ai ka besim së gjithë situatën do ta kthejnë në forcë.

Edhe mbajtjen për 48 orë të kryetarit Agim Ademi, sekretari FFK-së, Taulant Hodaj e quajti dëm të madh për kombëtaren në aspektin organizativ para fillimit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera