Orari i përballjeve në Superkupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
17:12 | 05 December 2022
Nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë do të organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll.
Në këtë event të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante.
Takimi i parë zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit.
Sfida e dytë e së mërkurës është mes organizatorit të kësaj ngjarje, Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që e fitoi edicionin e kaluar këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.
Takime interesante priten edhe të enjten. Trepça dhe Rahoveci është përballja e parë e ditës së enjte, ku sigurisht pritet një ndeshje interesante, kurse takimi i dytë është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi, që u takuan edhe të dielën (me verdhezinjtë që fituan 71:66).
Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën.
SUPERKUPA E KOSOVËS
Çiftet e Superkupës janë:
E mërkurë (Grupi A-D)
16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni
E enjte (Grupi B-C)
17:00 Çerekfinale 3: Trepça – Rahoveci
20:30 Çerekfinale 4: Peja – Bashkimi
E premte
17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A – GRUPI D)
20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B – GRUPI C)
E diel
17:00 FINALJA

Të tjera
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Çfarë ka ndodhur me objektin e qeverisë që ndodhet në “Gërmi”, supozohej të ishte Qendër Protokollare
Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në p...
-
Mbi 16 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë është ...
-
Presidenti ukrainas Zelenskiy, vazhdon vizitat në kryeqytetet evropiane
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdë...
-
Konjufca mesazh Escobarit për Zajednicen: Pa kryeministrin nuk bëhet, unë e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë t...
-
Parlamenti Evropian debaton për dialogun Kosovë-Serbi
Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, do të diskutojë për ra...
-
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikoh...
-
Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri
Mbi 15 mijë raportohet të ketë shkuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmeti...
-
Kuvendi mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare e cila pritet të nis n...
-
Hill: Kosova në organizatat ndërkombëtare, e serbët Asociacionin
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha të mërkurën se negocia...
-
Momenti kur FSK nxjerrë nga rrënojat nënën e vajzës dy vjeçare
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili po gjendet në Turqi ka arritur t...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një i ri nga aksidenti në Drenas
Një person i ri ka vdekur nga një aksident në Drenas. Klankosova.tv mëson ...