Lajme

Ora policore nuk i ndalon hajnat të vjedhin një lokal në Fushë-Kosovë

Autori: Islam Morina 23:35 | 18 November 2020

Në një video të siguruar nga Gazeta inFokus, shihen disa persona që vjedhin një lokal në Fushë Kosovë, gjatë orës policore.

Vjedhjet në Fushë Kosovë nuk kanë të ndalur prej që ka hyrë në fuqi ora policore. Banorë nga kjo komunë raportojnë se nga momenti kur hyn në fuqi ora policore në orën 19:00, në rrugët dytësore të qytetit si ajo Dardania apo rrugicat që degëzohen nga ajo ka fare pak ose aspak prani të patrullave të policisë.

Sipas banorëve kjo ka bërë që hajnat të vihen në aksion dhe të thyejnë lokale e banesa private./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera