Optimizëm, dëshirë e vullnet në Kombëtaren U21 për fitore kundër Irlandës
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 06 September 2018
Kombëtarja U21 ka mbajtur stërvitjen e tretë para përballjes me Irlandën, që do të zhvillohet të premten, shkruan GazetaFokus.
Edhe në seancën e djeshme stërvitore, e cila u mbajt në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë, u punua me përkushtim, ku përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij provuan skema të ndryshme taktike, në mënyrë që ta përgatisin sa më mirë ndeshjen kundër Irlandës.
Sipas stafit mjekësor në krye me dr. Mehmet Maxhuni, gjendja e futbollistëve është shumë e mirë, derisa angazhimi dhe vullneti për punë është maksimal. Kjo ka bërë që optimizmi për paraqitje rezultat pozitiv në sfidën e së premtës. Nesër, Kombëtarja U21 do ta ketë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën dhe ajo do të mbahet në stadiumin “Adem Jashari”.
Deklaruan pas stërvitjes
Valmir Sulejmani: Kundër Irlandës presim fitore. Jemi në formë të mirë dhe të gatshëm për këtë duel. Gjasat janë të mira, pasi kemi ekip të mirë dhe jemi të kompletuar. Shpresoj ta kemi edhe fatin në anën tonë. Nëse luajmë me angazhim si në duelin me Gjermaninë atëherë sigurisht se do të fitojmë. Personalisht jam në formë të mirë ku kam shënuar 5 gola në 6 ndeshje. Shpresoj të shënoj edhe në fanellën e Kosovës. Normalisht na duhet edhe përkrahja e tifozëve për të arritur sukses dhe shpresoj që të jenë në numër sa më të madh.
Ardian Ismajli: Prej se kanë filluar eliminatoret e këtij Evropiani atmosfera në ekip ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe kemi pasur një harmoni të madhe. Ky është edhe çëlësi i suksesit tonë deri më tash. Vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë, prandaj besoj se edhe kundër Irlandës do të marrim rezultat pozitiv. Unë edhe më herët kam thënë se nëse do të jetë nevoja do të jem sërish me Kombëtaren U21 dhe ja sot jam këtu dhe do ta jap maksimumin për ekipin.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...