Lajme

Opozita nuk e lë të flasë Albulena Haxhiun, bëjnë zhurmë në tavolina

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 28 April 2022

Opozita në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës nuk po e lënë të flasë ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun.

Ata po rrahin tavolinat derisa, ministrja ende po pret që të marrë fjalën.

Derisa debati nisi në mes të deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit ku ministrja e drejtësisë po e pyeste se pse është shqetësuar.

-Advertisement-

“Zoti Tahiri nuk keni nevojë me u shqetësu, a mundesh me u qetësu. Nuk mundeni me i thon mbylle, ministres së drejtësisë as kujtdo tjetër. Çfarë ke, çfarë po të shqetëson?”, ka thënë ajo drejtuar Tahirit.

Ndërsa i gjithë debati në mes të pozitës dhe opozitës nisi për shkak të skandalit të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishajt, dhe mbrojtjes që pozita po i jep në Kuvend këtij të fundit./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera