Lajme

Opozita lëshon seancën, Konjufca kërkon mos të caktohen mbledhjet e Komisioneve Parlamentare në ditën e enjte

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 05 December 2024

Gati dy orë me vonesë ka filluar të mbahet sot vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit. Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo është vonuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkoi që mos të caktohen mbledhjet e Komisioneve Parlamentare në ditën e enjte kur është në agjendë seanca e Kuvendit.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës sot mban edhe një seancë prej orës 14:00 me pika të tjera të rendit të ditës, e një ndër to është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera