Opozita: Buxheti për AKK-në pamundëson kryerjen e detyrave sipas ligjit
Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 19 November 2022
Buxheti i ndarë sipas Projektligjit për vitin 2023, për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsioni sipas deputetëve të partive opozitare po konsiderohet si i pamjaftueshëm marrë parasysh kompetencat që i janë shtuar kësaj Agjencie përmes ligjeve.
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se Agjencisë Kundër Korrupsionit i është shtuar puna sidomos me obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë që tash e tutje kanë mjekët, profesorët dhe kategori tjera të zyrtarëve publikë.
“Është rrit numri i atyre që duhet të deklarojnë, që në fakt e kanë obligim ligjor deklarimin e prejardhjes se pasurisë. Ndër ta profesorë, mjekët dhe një kategori e zyrtarëve publikë. Tani me thuani mua me këtë buxhet që e ka agjencia si do te mund te monitorojë, si do te mund te trajtojë, si do te mund te vlerësojë dhe si do te mund të nisë iniciative që munden me qenë potencialisht të kundërligjshme ne deklarimin e pasurisë”, ka thënë Besnik Tahiri, deputet nga AAK.
Tahiri ka thënë se me këto ligje lëvdohemi te bashkësia ndërkombëtare por me këtë buxhet minimal ku nuk do të ketë as staf dhe kapacitete funksionale me i përmbushë obligimet AKK-ja.
Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka thënë se shtimi i kapaciteteve për Agjencinë është diskutuar në vazhdimësi në Komisionin për Legjislacion po edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
“E kemi diskutuar disa here edhe me ministren nevojën që institucioni i Agjencisë Kundër Korrupsion konform rritjës së kompetencave të këtë edhe buxhet me shumë sepse e thash është i pamjaftueshëm një buxhet ku krahas këtij buxheti kemi një rritje të madhe të këtij institucioni me ligj dhe është e pamundur ky volum i punëve të kryhet me efikasitet ashtu siç natyrisht është e nevojshme që ky institucion ta kryej punën e vet që t’i mungoj buxheti por të jetë sa me efikas në ushtrimin e detyrës”, ka thënë ajo./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...
-
Driton Selmanaj: Kurti po “djersitet” pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryem...
-
Mergim Lushtaku: Mësimdhënësit janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, e PDK adresa e mbështetjes për ta
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lus...
-
Kjo është videoja me simbolin e paramilitarëve serbë, për të cilën LVV-ja u dënua 35 mijë euro nga PZAP
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 35 mijë euro Lëvizjen...
-
Besnik Tahiri nga Prizreni: Kurti nuk e kupton shtetin, e as zhvillimin
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ...
-
Provokimi i VV-së me tre gishta në Drenicë, Çitaku: Ky akt i shëmtuar s’është vetëm provokim, është përbuzje, marre
Vlora Çitaku kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së ka reaguar pas dëni...
-
Shahin Dervishaj: Me Prekazin legjendar do e bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...