Lajme

Opozita ankimon “18 qershorin”, ja se çfarë kërkon nga Kolegji Zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 10 May 2017

Ashtu siç qe paralajmëruar edhe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha, opozita ka çuar në Kolegjin Zgjedhor “18 qershorin”.

Ankimimi është dërguar zyrtarisht me firmën e Agron Dukës, kryetari i PAA-së, me argumentin se listat e kandidatëve për deputetë janë të pavlefshme pasi janë miratuar në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e opozitës në këtë kallëzim në Kolegjin Zgjedhor, është që ky i fundit të ç’regjistrojë listat e kandidatëve për deputetë

-Advertisement-

Më herët, Lulzim Basha do të deklaronte nga çadra se pavarësisht se Kolegji Zgjedhor ka dy rrugë.

“Të gjithë dini të numëroni deri në 50 dhe çdo liste e dorëzuar në KQZ është shkelje ligji me Dy rrugë ka: Kolegji Zgjedhor do të ballafaqofet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat.

Nëse me presione apo me Zhage, Kolegji Zgjedhor vendos tu thojë shqiptarëve se 17+41 +2 bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë do të merren përpara nga republika e re.”- do të paralajmëronte Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera