Opinion: Dorëheqja e Bierhoff është çlirim për kombëtaren gjermane
Autori: Gazeta inFokus
08:17 | 07 December 2022
Pas largimit nga Kupa e Botës në Katar, drejtori i DFB-së, Oliver Bierhoff dha dorëheqjen dhe bëri vend për një fillim të ri. Është vendimi i duhur, por mund të jetë vetëm fillimi, komenton Thomas Klein.
Zgjati deri në orët e vona të natës të së hënës në mbrëmje, por më pas u bë e qartë. Drejtori i DFB, Oliver Bierhoff, dhe Federata Gjermane e Futbollit e ndërpresin para kohe kontratën mes tyre. Është vendimi i parë i këtij lloji pas eliminimit të hidhur të Gjermanisë që në raundin paraprak nga Botërori në Katar. Dorëheqja e 54-vjeçarit është rrjedhojë logjike dhe vendimi i duhur. Pas 18 vitesh, Bierhoff po i lë vend një pasardhësi dhe kështu një fillimi të ri të vërtetë.
Ish-përfaqësuesi, tashmë, i futbollit gjerman qysh pas fërshëllimës së fundit të bilbilit në Katar i pranoi gabimet e veta. Pas eliminimeve të mëparshme nga po aq herët nga Botërori në Rusi, Evropiani i vitit të kaluar dhe tani edhe nga kampionati botëror në Katar, Bierhoff pranoi haptazi pas ndeshjes me Kosta Rikën se kishte pak argumente për t’u mbrojtur. Sigurisht që nuk është ai fajtori i vetëm për paraqitjen e dobët të ekipit gjerman në vitet e fundit, por si drejtor menaxhues i ekipeve kombëtare dhe akademisë, ai mban përgjegjësinë kryesore.
Skudara Gjermane | Kapiteni Manuel Neuer me shiritin One LoveShiriti “One Love” hapi diskutime të brendshme dhe dëmtoi përgatitjen e ekipit të DFB
“Produkti i ekipit kombëtar”
Megjithatë, mandati i Bierhoff-it pa edhe sukseset më të mëdha të kohëve të fundit, si fitimin e Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014. Ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në ngritjen e Akademisë së DFB-së, duke hedhur themelet për krijimin e kushteve të mira për ekipet kombëtare gjermane. “Si profesionalisht dhe personalisht” Bierhoff “ka vendosur standarde”, tha trajneri kombëtar Hansi Flick në një deklaratë për shtyp, në të cilën shprehu keqardhjen për hapin e Bierhoff-it. Futbolli gjerman dhe kombëtarja në veçanti i detyrohen atij jashtëzakonisht shumë”.
Ish-sulmuesi i nivelit botëror ishte shumë novator në fillim, por në fund Bierhoff e ngadalësoi zhvillimin e njëmbëdhjetëshes gjermane. Shumica e vendimeve të tij ishin të gabuara. Me “Bisedat e Marketingut” dhe synimin për ta bërë “produktin e ekipit kombëtar” të suksesshëm në mbarë botën, Bierhoff shkaktoi irritim qysh para Kupës së Botës në Rusi.
DW Kommentarbild Thomas Klein Thomas Klein, reporteri i DW në Botëror
Nën drejtimin e agjencive të marketingut si ajo e këshilltarit të lojtarëve, Raphael Brinkert, ekipi kombëtar në kohën e Bierhoff-it si drejtor Federate, e humbi gjithnjë e më shumë besueshmërinë në publik dhe në të njëjtën kohë humbi vëmendjen për atë që kishte rëndësi: futbollin e suksesshëm.
Prezantimi i markës “The Team” pas fitimit të titullit në vitin 2014 dështoi bujshëm. Diskutimet për shiritin “One Love” shënuan kulmin e trishtë të komercializimit të pandalshëm të kombëtares gjermane. Bierhoff dhe presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf nuk arritën ta mbanin larg skuadrës temën, u dorëzuan përballë FIFA-s dhe shkaktuan trazira në ekipin gjerman.
A do të kthehet Sammer në DFB?
Për më tepër, ka gabime sportive, si për shembull këmbëngulja e trajnerit të kombëtares, Joachim Löw, pas dështimit historik qysh në raundin e parë të Kupës së Botës në 2018. Po aq e gabuar ishte edhe përzgjedhja e rezidencave për turnetë e mëparshme, edhe kjo përgjegjësi e Bierhoff-it.
Kampi bazë në izolimin rus në Watutinki 2018 dhe zona e izoluar në Herzogenaurach në Europianin e 2021-ës rezultuan të mos ishin optimale. Në Katar poashtu, Bierhoff-i zgjodhi një rezidencë të izoluar në veri të vendit – shumë larg atmosferës së Botërorit. Si përfundim, ka marrë shumë vendime të gabuara.
Dorëheqja e Bierhoff-it është një mundësi për një fillim të ri, por ajo mund të jetë vetëm fillimi. Duhet vënë në pikëpyetje edhe puna e drejtorit sportiv të DFB-së, Joti Chatzialexiou. 46-vjeçari filloi të punojë si drejtor sportiv nën Bierhoff në vitin 2018 dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për talentet e reja gjermane, ku përfshihet edhe trajnimi i sulmuesve dhe mbrojtësve, të cilët kanë munguar prej vitesh.
Oliver Bierhoff | Kupa e Botërorit 2014Bierhoff me trajnerin e portierëve Köpke, trajnerin kombëtar Löw dhe ndihmësin Flick pas Kupës së Botës 2014 (nga e majta në të djathtë)
DFB-ja tani ka nevojë urgjente për një frymë kritike, e cila do të vazhdojë të çojë përpara reformat që filloi Bierhoff-i 18 vjet më parë dhe të mos drejtohet më nga agjencitë e marketingut, por të përqendrohet tërësisht në suksesin sportiv të ekipeve të DFB-së.
Matthias Sammer, ish menaxher sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit (2006-2012), mund të jetë zgjidhja e duhur për ta rikthyer DFB-në në rrugën e suksesit përpara kampionatit tjetër të madh, Europianit 2024, që do të bëhet në Gjermani. 55-vjeçari konsiderohet i parehatshëm dhe kritik, por këto janë cilësi, që tani i duhen DFB-së. Fundi i epokës së Bierhoff-it është një shans që DFB duhet ta shfrytëzojë./DW

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...






























