Lajme

Operohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 12 February 2023

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli i është nënshtruar një operacioni në palcën kurrizore.

Lajmin e ka dhënë miku i tij, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ai tha se Dugolli është operuar në spitalin shtetëror të Prishtinë.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Në spitalin shtetëror të Prishtinës, shoku Enver kaloi edhe një sfidë në përballjet e shumta jetësore.

Falë duarve të arta të neuro-kirurgut, dr. Faik Qosja dhe ekipit të tij të mrekullueshëm, ai me sukses kreu ndërhyrjen kirurgjike në palcën kurrizore.

I urojmë mjekët për këtë sukses, e Enverit i urojmë shërim të shpejtë! Të shkuara e të harruara!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera