Lajme

Operohen dy të plagosurit në Shtërpcë, janë jashtë rrezikut për jetë

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 06 January 2023

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shtërpcë, ku njëri nga të plagosurit është 11-vjeçar, ndërsa tjetri 21.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i moshës 33-vjeçare dhe se të njëjtit i është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Dy të plagosurit tashmë janë operuar dhe mjeku i cili e ka kryer intervenimin për Klan Kosovën ka bërë të ditur se të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Gjithashtu, bëhet e ditur se njëri prej është plagosur në në krah, ndërsa tjetri në dorë.

“Kemi folur edhe me mjekun  i cili e ka kryer intervenimin e tyre dhe i njëjti na ka thënë se personat e plagosur tashmë janë jashtë rrezikut për jetë dhe na ka treguar se njëri prej tyre është i plagosur në krah, ndërsa tjetri në dorë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera