Lajme

Operacioni “Goditja”: Pejanit iu gjetën rreth 70 thika, por u lirua në procedurë të rregullt

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 17 August 2023

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Pejë, ku pas kontrollit i janë gjetur rreth 70 thika, dy sprejë, katër elektroshokë dhe boksa metalikë.

Sipas policisë, i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё”.

-Advertisement-

“Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Dy (2) Sprej OC Body Guard, katёr (4) elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta, boksa metalik”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera