Rozë

Olta Gixhari thumbon ‘keq’ Kiara Titon

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 15 October 2024

Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore dhe rolet që ka interpretuar.

Megjithatë, Xhemi këtë sezon vendosi të marrë një tjetër rrugë në karrierën e saj, duke u shfaqur çdo mbrëmje në ekranin e TCH, në emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare”, përkrah aktorit Jul Deda. Sa i përket pozicionit të Xhemit në “Portokalli”, këtë sezon iu besua moderatores Kiara Tito, e cila po ashtu është pritur me shumë dashuri nga publiku.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Xhemi është rikthyer sërish në shtëpinë e saj të vjetër, “Portokalli”, këtë herë si e ftuar speciale ku interpretoi edhe një herë numrin “bota paralele”. Të shumta kanë qenë reagimet e personazheve publikë të cilët e kanë pëlqyer shumë këtë rikthim të Xhemit, ndër to edhe aktorja Olta Gixhari. Mirëpo duke përfituar nga rasti, aktorja nuk nguroi ta hedh njëkohësisht edhe një ‘thumb’ për Kiarën.

-Advertisement-

Në postimin e saj në Instastory, teksa shihet duke ndjekur “Portokalli”, Olta shkruan: “S’ka dy si ti…”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy