Rozë

Olsi Bylyku publikon foto nga pushimet me partneren

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 31 August 2024

Aktori i humorit Olsi Bylyku, bëri publike lidhjen me partneren disa javë më parë, kur publikoi këngën dedikuar saj, “Amla”.

Ai publikoi gjithashtu, një foto me të dashurën e zemrës, por pa ia zbuluar plotësisht portretin.

Dyshja kanë zgjedhur t’i marrin gjërat me qetësi dhe për momentin duket se janë komodë, duke ndarë disa copëza të vogla nga lidhja e tyre.

-Advertisement-

Së fundmi, Olsi ka ndarë edhe një foto me partneren nga pushimet e tyre. Ata kanë zgjedhur të pushojnë në jug të vendit e ndërsa shijojnë kohën së bashku, kanë postuar një foto ku të dy shfaqen me kurriz, duke shijuar një pije anës detit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera