Rozë

Olsa Muhameti flet për hyrjen e Atillës në BBVK: Ligjërisht nuk ka ushtruar dhụnë ndaj Drenushës

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 18 March 2025

Producentja e “BBVK 4”, Olsa Muhameti ka folur për një nga ngjarjet më të bujshme të këtij edicioni. Në një intervistë për “Një natë me Aulonën”, ajo sqaroi situatën e krijuar mes dy ish-bashkëshortëve, Atillës dhe Drenushës, ku kjo e fundit pretendonte se ishte dhunuar.

Hyrja e Atillës në të njëjtën shtëpi me Drenushën, pas pretendimeve të kësaj të fundit, shkaktoi një sërë reagimesh dhe akuza ndaj produksionit për promovim të dhunës.

Olsa theksoi gjatë intervistët se kjo situatë e stresoi, por nuk e trembi. Sipas saj, nuk ishte provuar kurrë ligjërisht që Atilla kishte ushtruar dhunë ndaj Drenushës.

-Advertisement-

“Nuk ishte e vërtetë ajo që transmetohej dhe unë nuk kisha frikë. U shqetësova, por nuk kisha frikë, sepse nuk ishte e vërtetë ajo që po thuhej. Pra unë pashë dokumentet ligjore, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Në momentin që Drenusha nuk e kërkonte largimin e Atillës të gjitha palët ishim shumë okej”, tha ajo.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy