Olimpizmi politik post festum
Autori: Shkelzen Maliqi 18:46 | 31 July 2024
Shtetarët dhe politikanët, që të parët nxitojnë me u fotografu me fitueset e medalave në lojrat olimpike sigurisht besojnë se me atë veprim na përfaqësojnë edhe të gjitë neve që nuk kishim mundësi të jemi në Parisin e bukur, e s’kishim madje mundësi as të shohim transmetime televizive të qasshme në kohën reale të gëzimeve të çastit. Gjithësesi, faleminderit për përfaqësimin. Por, mbase na lejohet të shprehim një çik dyshim se fotografitë me kampionet nuk bëhen vetëm për t’i uruar fitueset (për fat të keq mungoi fituesi, u tha se ka qenë më afër arit se bronzit!). U pa, gati ashiqare, se përkuljet dhe fjalët miradije ishin që të shnuket paksa nga lavdia e kampioneve, për të lartësuar egot personale. Nuk janë politikanët tanë përjashtim, e bëjnë edhe ata të vendeve të tjera.
Toni Kuka, trajneri i pesë medalisteve olimpike dhe të në mali medalash të garave botërore, evropaine e të tjera, e tha se është përmirësuar shumë statusi dhe kujdesi shtetëror ndaj kampionëve të xhudos, ndonëse me një nuancë mospëlqimi të atyre pozimeve protokolare. Ne skeptikët mund të pyesim çka kanë kontribuuar këta që vetëprivilegjohen për fotografime me medalistet e xhudos, për të avancuar sportin kosovar në përgjithësi pa dhuratën që ua ka sjell Toni Kuka?
A do të kemi trajner dhe menaxher të tjerë të këtij niveli, me ndihmën inteligjente dhe sistematike të shtetit. Kjo është puna e poliikanëve, dhe për këtë japin llogari të sukeseve të veta dhe pastaj mund edhe të fotografohen sa të duan.
Xhudistët e kanë pas një rrugë mjaft të gjatë derisa sukseset e vazhdueshme i detyruan pushtetaret që të sistemohet xhudo. Por, çfarë është bërë me politikat afatgjata për sportin në përgjithësi.
Ta kujtojmë, kemi pas edhe më herët disa trajner të dalluar që punonin me talentët e disa sporteve, që u bënë kampiona olimpik e botëror. Dy prej tyre, Mentas Alajbegu dhe Lah Nimani, trajnerët e mundjes dhe boksit, në kushtet më pak të volitshme se sot, kanë përgaditur shqiptarët fitues medalash për Jugosllavinë. Mentasi dhe Lahu, më sa di, s’kanë sot përmendore të merituar, sepse është dashur të ndihmoheshin të hapen shkollat e tyre për trajner që të vazhdohet puna mjeshtërore e tyre. Ata nuk janë më gjallë, por Toni Kukës duhet ti ofrohen të gjitha mundësitë dhe benefitet që duhet ta ketë një mjeshtër i klasit botëror, që të ndërtohet shkolla e xhudos Toni Kuka, ku tani e ka një ndihmëse legjenden Majlinda Kelmendin.
Politikanët le të mësojnë prej Kukës se si bëhen kampionët, jo vetëm të lavdohen post festum me sukseset dhe sakrificat e tija dhe të xhudistëve.
Për këto sjellje entuziaste të politikanëve që i lariten sukseseve të olimpizmit post festum, po më kujtohet sjellja e tyre me menaxheret e sukseshëm nga fushat tjera të krijimtarisë, sepse është një situatë lehtë e krahasueshme me suksese të arritura në sport. Po e marr si shembull Arben Zharkun, drejtorin e Qendrës kinematografike, i cili me punën e tij dhjetëvjeçare, mundësojë që të kemi një brez shumë të suksesshme të kineasteve, të çikave dhe djemëvge tonë që bëjnë filma të mirë që fitojmë çmime ndërkombëtare. Çka boni pushteti me Zharkun? Për disa intriga të paqarta, nuk e lanë as që ta përfundoj mandatin që i takonte, pushteti e detyrojë të largohet nga Kosova, edhe pse më parë nuk mungonin nga ceremonitë me fotografime kur kineastët fitonin çmime në festivalet botërore. Çmime që i morën kineastët nuk erdhën nga qielli, por dikush është dashtë ti menaxhojë zhvillimin e kineastëve të talentuar, duke ua siguruar seminare dhe trajnime të shumta ku e kanë pjekë zanatin, që edhe politikanët duhat të marrin për shembull se si fitohen medalet e sukseseve në politikë.
Të tjera
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...
-
Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë nda...
-
Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në...
-
“Dëmi 37 milionë euro” – Aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit, këta janë dy të akuzuarit e tjerë
Një proces gjyqësor tashmë e ka nisur. Mirëpo, ish-kryeshefit të Korporatës E...
-
Presidentja Osmani: Prioritet mbetet mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë në bashkëpunim me partnerët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, m...
-
Edhe një aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, bashkë me dy persona tjerë i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
ShKK-ja pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX-i
Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka pranuar donacion e radhës nga EULEX-i. ...
-
A do të dërgohet me forcë Kurti për të dëshmuar, Isufaj: Ligji zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk bëhet në mënyrë selektive
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, gjatë konferencës për me...
-
“Lepuj” dhe “kërmij”, Isufaj e quan fyerje deklaratën e Kurtit: Kemi pesë aktakuza ndaj ish ministrave, asnjë ndaj këtyre aktualë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj i është përgji...
-
Kryeprokurori Isufaj thotë se s’ka informacione që dikush ndonjëherë është intervistuar në zyrë të kryeministrit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se nuk ka infor...
-
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i del në mbështetje Prokurorisë Speciale: Të gjithë të barabartë para ligjit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, ka dalë në mbë...