OKB tregon shifrat e civilëve të vrarë në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 24 March 2022
Mbi 1 mijë civilë ukrainas janë vrarë që prej agresionit rus në Ukrainë.
Kështu ka dekalruar Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke paralajmëruar se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, sipas OHCHR.
Në një deklaratë, organi i OKB-së detajoi 1 mijë e 35 vdekjet e civilëve si “214 burra, 160 gra, 14 vajza dhe 28 djem, si dhe 48 fëmijë dhe 571 të rritur, seksi i të cilëve nuk dihet ende”.
Ai shtoi se të paktën 1 mijë e 650 civilë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit.Në rajonet Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në Ukrainën lindore, OHCHR-ja ka regjistruar 311 të vdekur civilë dhe 857 civilë të plagosur. Në rajone të tjera, duke përfshirë qytetin e Kievit, Cherkasy, Chernihiv, Kharkiv, Kherson, Kyiv, Mykolaiv, Odesa, Sumy, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe rajonet Zhytomyr, 724 civilë janë vrarë dhe 793 janë plagosur.
“OHCHR-ja beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit. Kjo ka të bëjë, për shembull, me Mariupol dhe Volnovakha (rajoni i Donetsk-ut), Izium (rajoni Kharkiv-it), Sievierodonetsk dhe Rubizhne (rajoni i Luhansk-ut) dhe Trostianets (rajoni Sumy), ku ka pretendime për viktima të shumta civile”.
Të tjera
-
Nis verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat
Proces verifikues për prindër që përfitojnë nga shtesa për fëmijë, ka nisur M...
-
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara g...
-
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përf...
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...
-
Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrori...