Auto&Tech

OKB-ja i kërkon Twitter-it të respektojë të drejtat e njeriut

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 07 November 2022

OKB-ja i kërkon pronarit të ri të Twitter-it, miliarderit ekscentrik Elon Musk, të respektojë të drejtat e njeriut.

Nga këndvështrimi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk, fakti që Elon Musk pushoi menjëherë pas blerjes të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter “nuk është një fillim inkurajues”. Avokati austriak i dërgoi një letër të hapur multimiliarderit, e cila u publikua në Twitter, ku shkruan se është “i shqetësuar për hapësirën tonë publike digjitale dhe rolin e Twitter-it në të”.

Komisionerii i Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker TürkKomisionerii i Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk

-Advertisement-

Ashtu si të gjitha kompanitë Twitter-i duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktohet në platformën digjitale dhe të ndërmarrë veprimet e duhura. “Respektimi i të drejtave tona të përbashkëta të njeriut duhet të jetë udhëzues për përdorimin dhe zhvillimin e platformës”, theksoi komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut. “Me pak fjalë, ju bëj thirrje që të siguroni që të drejtat e njeriut të jenë me rëndësi vendimtare kritike për menaxhimin e Twitter nën udhëheqjen tuaj.”

Postimet me gjuhë urrejtjeje në Twitter në rritje

Që kur Musk bleu Twitter-in në portalin e mesazheve të shkurtra janë shtuar postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Klientë të ndryshëm që bëjnë reklama në Twitter kanë filluar tashmë të largohen.

Musk e bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë

Volkswagen dhe gjigandi i prodhimeve ushqimore General Mills i ndërprenë reklamat e tyre në platformën e mediave sociale Twitter. Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter i gjeneronte së fundmi më shumë se 90 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat.

Miliarderi Musk e bleu portalin e mesazheve të shkurtra për 44 miliardë dollarë dhe u bë zyrtarisht pronar i tij disa ditë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera