OJQ-të kërkojnë që sa më parë të shpallet konkursi i ri për Kryeprokuror të Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 04 March 2024
Organizatat jo-qeveritare IKD, FOL dhe INPO, i kanë bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës sa më parë të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit.
Në këtë thirrje thuhet se që dy vite Prokurori i Shtetit funksionon si ushtures detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas OJQ-ve, nevoja për për të pasur Kryeprokuror të Shtetit nuk përjashton nevojën për një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprouror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ripropozimi, pa proces të ri konkurues, i emrit të njejtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit”, thuhet gjithashtu në thirrjen e lëshuar, raporton Klankosova.tv.
“Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës konfirmoi gjetjet e kualicionit të OJQ-ve që monitoruan procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave”.
“Ndaj këtij procesi, kishte reaguar Ambasada Amerikane, ajo Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces. Duhet rikujtuar se integriteti i këtij procesi ishte cenuar qysh në fillim, pasi ishin tërhequr edhe nga monitorimi Ambasada Britanike, e cila ishte injoruar për dy muaj nga KPK dhe Kryeprokurori i Shtetit”.
“Për më tepër edhe Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2022 ka theksuar zhgënjimin e ambasadave dhe shoqërisë civile për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procesin e zhvilluar nga KPK”.
Të tjera
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...