Ohri përplas Kurtin me krerët e opozitës – në Kuvend pati edhe sharje e poezi
Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 23 March 2023
Kryeministri Albin Kurti është përballur me kritika të ashpra të enjten në Kuvend kur aty shkoi për të raportuar rreth marrëveshjes së Ohrit.
U akuzua se për Asociacionin, statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe koncesionet që i bëri në bisedime. Abdixhiku ia kujtoi një poezi të Azem Shkrelit duke e vënë Kurtin përballë pasqyrës dhe duke ia përmendur që për “kauzat e tij ka edhe njerëz të vdekur”, ndërsa Memli Krasniqi theksoi se është ironi e fatit që Kurti me angazhimin e tij në dialog siguroi Vetëvendosje për serbët e Kosovës. Në përgjigjen e tij shefi i qeverisë i quajti dy opozitarët si aktivistë të dorëhequr të VV’së për çka mori replikë se është pikërisht Kurti që ka dhënë dorëheqje nga VV.
Kosova arriti marrëveshje me Serbinë në Ohër pa nënshkruar ndonjë dokument. Prandaj, kryeministri Albin Kurti tha se meqë s’është e nënshkruar ajo në Kuvend do të mund të diskutohet.
Për këtë, në seancën e sotme pati fjalime të pozitës që mbronin marrëveshjen dhe opozitës që e kundërshtonin atë.
Për pikën më të nxehtë të saj, Kurti e la të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin, por u mundua që të sigurojë se ai s’do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Ne bëmë maksimumin për të përmirësuar situatën dhe ia dolëm që të sigurojmë më shumë hapësirë për ecjen përpara. U bë plotësisht e qartë nga Lehtësuesi apo ndërmjetësuesi i BE-së dhe nga partnerët tanë amerikanë se Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit ndërmjet komunave dhe qeverisë së Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të largohet nga kufizimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo është bërë edhe gjatë procesit të dialogut edhe në deklarimet publike. Pra ka dalë qëndrimi i drejtë i kritikës sonë ndaj çfarëdo qëllimi, synimi, kërkese të Serbisë që fatkeqësisht në të kaluarën edhe janë pranuar në Kosovë”, tha Kurti në foltore.
Kurti theksoi se do të donte që marrëveshja të ishte përfundimtare, por ai tha se vendosi që të mos e refuzonte veç pse ishte e tillë meqë e konsideronte bazë të mirë drejt normalizimit të marrëveshjes me Serbinë.
“Me dokumentet e mëhershme kemi ngecur, me këtë dokument mund të ecim”.
Sidoqoftë, deklaratat e tilla s’i bindën disa opozitarë.
Pas Kurtit në foltore doli kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se Kurti e solli këtë situatë që marrëveshja ishte e tillë.
”Kurti e ka sjellë situatën që edhe partnerët tonë e kanë humbur ambicien që të arrihet një arritje finale sepse dy vite është ballafaquar me një njeri që i ka shpërfillë, ka qenë arrogant dhe ka menduar që krejt botën mundet me bindë për mendimet e tij. Prej verës së kaluar e deri para vitit të ri vetëm kriza kanë shkaktuar, herë Albin Kurti e herë Aleksandër Vuçiqi, si me qenë të marrë vesh njëri me tjetrin”.
Krasniqi tha se nuk mund të thotë që Kurti ka kryer tradhti kombëtare, por tradhti ndaj atyre që i besuan.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e bëri përgjegjës Kurtin për mashtrim dhe dështim.
“Vetë mbajtja e Kosovës në proces dialogues me Serbinë, është humbje e madhe e devijimi fillestar nga koncepti i rëndësishëm i një marrëveshje finale. Vet mbajtja e Kosovës në proces dialogues të gjatë me Serbinë, është interes i vet Serbisë”, tha Abdixhiku gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Abdixhiku ngriti edhe çështjen e termit vetëmenaxhim, duke thënë se është një term edhe më i gjerë se asociacioni.
“Sado eksponentë të pushtetit po mundohen të ofrojnë vetëmenaxhimin si zëvendësim të asociacionit për të thënë se kanë ofruar diçka më mirë, prapë si lojë e brendshme politike në Kosovë, e vërteta e vetme është që vetëmenaxhimi është koncept shumë më i gjerë sesa asociacioni. Sepse vetëmenaxhimi është e drejtë, asociacioni është trup. E drejta e pranuar për serbët si vetëmenaxhim nuk është paralele me trupin organizativ ku ajo ankorohet. Mund të vendoset në asociacion, në këshill, në trup vetorganizativ. Por, ajo mbetet e drejtë. E drejta u është pranuar dhe jo vetëm aq. Kjo është bërë kriter ndërkombëtar nga BE për Kosovën për aq sa ka BE”.
Abdixhiku e quajti “fat të trishtueshëm politik” të Kurtit, për siç tha ai, ndryshimet e qëndrimeve.
Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka mbështetur marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se është jetike për vendin që procesi i dialogut t’i shërbejë një qëllimi madhor, duke theksuar anëtarësimin e vendit në NATO.
“Synimi përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke”, tha shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.
Pas këtyre kritikave në foltore doli shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila u mundua të tregojë të mirat e kësaj marrëveshje.
Sipas Kusarit në këtë marrëveshje është bërë barazim i palëve dhe se ka referencë në emër të shteteve dhe jo “Prishtinë-Beograd” siç thuhej më herët.
“Sot nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial, Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën, sepse thotë mora diçka. Por kjo ka qenë qasje e rrezikshme edhe për të gjithë rajonin”.
Replikat vazhduan edhe më tej. Kurti doli sërish në foltore.
”Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po iu duken sikur të jenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje. Por ju jeni dy parti ndryshe, PDK e LDK. Po më kujtohet një deklaratë e Skënder Hysenit i cili thoshte Lumir Abdixhiku është Vetëvendosja në LDK”, tha Kurti.
Ai vazhdoi më tej sqarimin për pikën e marrëveshjes rreth vetëmenaxhimit të komunitetit serb.
”Vetëmenaxhimi nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetëqeverisje e as vetë-administrim, këto janë të ndryshme. U tha autonomi territoriale, më tutje u tha autonomi politike, as Serbia nuk thotë kështu“, ka thënë Kurti.
Në seancën e sotme, në pjesën e parë të saj, përveç përplasjes u regjistrua edhe një incident tjetër. Deputeti i LDK’së Kujtim Shala u regjistrua duke sharë për çka iu dha një vërejtje.
Të tjera
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...