Sport

Oferta për Kamer Qakën edhe nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 27 December 2017

Girona dhe Las Palmas janë dy skuadrat e La Ligas që interesohen për shërbimet e Kamer Qakës. Emrat e klubeve spanjolle janë zbuluar nga Adrian Ambrosie, presidenti i Politehnica Iasi.

Girona është skuadra katalane që në këtë sezon ka befasuar me ecurinë e saj, duke u klasifikuar mes dhjetë më të mirëve në kampionatin elitar spanjoll, dhe kërkon të përforcohet me yllin e ri kuqezi, për të vijuar paraqitjet fantastike.

Në anën tjetër, Las Palmasi mbyll renditjen në La Liga dhe e cilëson Kamer Qakën si një prej përforcimeve të merkatos së Janarit, me të cilët do të kërkojë mbijetesën në elitë.

Dy skuadrat spanjolle i shtohen listës së gjatë të pretendentëve, mes të cilave janë Sampdoria e Benevento në Serinë A italiane, Sporting Braga në Portugali por edhe disa klube nga Liga e Parë rumune, mes të cilave edhe Steaua e Bukureshtit.

-Advertisement-

Kamer Qaka është padyshim emri më i lakuar i merkatos në Rumani, me mesfushorin shqiptar që i mjaftuan vetëm gjashtë muaj për tu afirmuar si një talent i madh, duke tërhequr vëmendjen e klubeve nga ligat më të rëndësishme europiane.Por, nga një xhevahir i tillë nuk mund të hiqet dorë aq lehtë dhe te Politehnica Iasi nuk kanë ndërmend të nxitohen, raporton SuperSport.

Sipas presidentit Ambrosie, 22-vjeçari do të shitet vetëm përballë një oferte të mirë për klubin, por edhe për të ardhmen e vetë Qakës. Skuadra rumune pretendon të paktën një milion euro për kartonin e kuqeziut, me shifrën që pritet të rritet në momentin kur ankandi të hyjë në fazën e nxehtë. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera