Sport

Oferta nga Italia dhe Anglia, por Rabiot mund të transferohet në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 24 July 2024

Adrien Rabiot është në kërkim të ekipit të ri.

Pasi i skadoi kontrata me Juventus-in më 30 qershor, mesfushori po përpiqet të kuptojë se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Gjatë kësaj kohe, shumë klube europiane kanë treguar interes për të, duke nisur nga Serie A, por edhe Premier League dhe La Liga.

-Advertisement-

Në orët e fundit, burime pranë lojtarit kanë konfirmuar se Rabiot dëshiron të provojë një eksperiencë të re larg Italisë, pavarësisht faktit se Roma, Milan dhe Napoli kanë treguar gatishmërinë për të.

Madridi mund të jetë shtëpia e tij e re, me Atletico-n që po kërkon të përforcojë mesfushën dhe mbi të gjitha trajneri Simeone e pëlqen shumë francezin.

Ndërkohë, nëse flasim për Anglinë, Manchester United dhe Liverpool janë në “pole position”, por gjithçka mbetet për t’u vendosur, sepse hyrja e Atletico-s mund të jetë pika e kthesës për të ardhmen e Rabiot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera