Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohje për ‘Shell’-in
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 04 July 2018
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ndau mirenjohje për brendin e njohur botëror Shell, për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi.
Kjo mirënjohje u nda pasi Al-petrol tani Shell si një ndër brendet më të mëdha botërore arriti që për një kohë shumë të shkurtë të implementoj pikat e shitjes me standarted me të larta botërore, dhe ofrimin e derivateve më kualitative në botë, ku deri në vitin e ardhshem pritet që të implementohen total 58 pika të Shell Licensee në tërë Kosovën.
Në këtë rast Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gerxhaliu tha që bashkepunimi në mes Al Petrol dhe Shell, sjell besueshmëri për brendet tjera të mëdha që t’ia mësyjne tregut të Kosovës.
“Hapja e karburanteve Shell tregon që Kosova ka ambient dhe besueshmëri për investime , gjë që shfaqet edhe për bizneset Kosovare si AL petrol dhe z. Latif Kryeziu, që e forcon partneritetin me Shellin si një brend botëror me performance dhe kualitet të lartë .
Prania e Shellit ne Kosove do të jetë një mesazh për të gjitha brendet botërore, qoftë për Mercedesin ose brendet tjera europiane, që të vijnë në Kosovë, sepse ne vendin tonë ka ambient për të bërë biznes të mirëfillt, kjo është një dëshmi që Shelli vulos që Kosova është në Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor është Europë, dhe ardhmërinë e kemi te gjithë së bashku në këtë rrugëtim”
Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell tha qe jemi krenar që tani edhe në Kosove, ofrojmë produktet tona kualitative, dhe kjo tregon që jemi shembull i mirë për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit te Kosovës:
“Jemi krenar qe jemi në tregun e Kosoves, tani mund të shesim derivate kualitative qytetarëve të Kosovës, dhe të ju sellim standarte shume të larta në Shtetin e Kosovë.
Ne e kemi sjell edhe derivatin V-power, i cili ështe derivati më i mirë në botë të cilin e kemi zhvilluar së bashku me Ferrarin, një partner afatgjatë i SHELL, dhe ferrari është një shembull i mirë që tregon se besnik është Shelli me partneret e tij, dhe kjo do të jete një shembull i mirë se si do të jetë partneriteti në mes Shell dhe AL-Petrol, këtë e shohim si një hap shumë te madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës”
Presidenti I Al-Petrol tha se me ardhjen e brendit Shell në Kosovë kemi përmiresuar imazhin e Kosovës.
“Kosova I ka hequr brengat për furnizim me derivate cilesore dhe ne mburremi me aktivitetin e Odës që është gjithmonë në përkrahjen tonë, siç është rasti sot që i ndan mirënjohjen Shellit.
Sot në Kosovë, ne e kemi një brend më të madhin në botë dhe me derivatet me superiore, duke sjellë edhe derivatin V-power.
Me ardhjen e brendit me të njohur në botë, ne kemi ndihmuar edhe zhvillimin e Kosovës, sepse kemi shume industri automobilistike të cilat kanë hezituar që të hyjnë në tregun e Kosovës për shkak se nuk ka qenë ndonjë brend i njohur, mirëpo tani i kemi hapur dyert edhe investitorëve tjerë, ku kemi dhënë edhe shembull se si brendet e mëdha botërore munden të zhvillojnë afarizëm dhe investime, pasi Kosova ka një ambient të mirefillt për zhvillime të bizneseve tha
z.Kryeziu.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...