Lajme

Oda e Infermierëve e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për infermierët

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 02 September 2022

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është shprehur tejet e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të kujdesit parësor shëndetësor, sipas të cilëve pavarësisht mos rangimit adekuat në draft ligjin e ri të pagave kanë vendosur të jenë në shërbim të pacientëve dhe nuk janë bashkëngjitur në greva.

Në njoftim thuhet se pa marrë parasysh këtë, anëtarëve të OIK të nivelit parësor shëndetësor nuk u janë ekzekutuar pagesat nga Qeveria e Kosovës.

“Ky veprim i Qeverisë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në komunitetin tonë, duke provokuar kështu edhe më shumë ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, dhe duke rrezikuar potencialisht shërbime të tëra shëndetësore.

-Advertisement-

OIK kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ekzekutojë pagesat për profesionistët shëndetësorë të nivelit primar shëndetësor të cilët edhe në kohë shumë të vështira sikur ato të pandemisë kanë qenë në krye të detyrës dhe kanë dhënë shembullin e përkushtimit ndaj punës dhe jetës së pacientëve”, thuhet në njoftim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera