Oda Amerikane ndërton katër shtëpi për familjet e pastreha
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 01 December 2017
Katër familje nga katër komuna të ndryshme të Kosovës do të hyjnë në stinën e dimrit nëpër shtëpitë e tyre të reja të ndërtuara me fondet e Odës Ekonomike Amerikane, anëtarëve të saj dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në një njoftim dërguar nga Oda Ekonomike Amerikane bëhet e ditur se familja Thaçi nga Skënderaj, familja Mehmeti nga Mitrovica, familja Kastrati nga Peja dhe familja Hajrullahu nga Komuna e Lipjanit, iu gëzuan ndërtimit të shtëpive dhe në të njëjtën kohë shprehën falënderimin e tyre për këtë iniciativë, përmes të cilës edhe fëmijët e tyre tashmë mund të rriten në kushte më të mira.
Përveç Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, iniciativën e Odës Amerikane për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha e kanë mbështetur edhe IPKO, VALA, NewCo Ferronikeli, Meridian Corporation, Coca Cola HBC Kosova, Limak–Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, NLB Banka, Elkos, HIB Petrol, Devolli Corporation, Mabetex, Z-Mobile, Railtrans, Recura Financials, Servisshped, Hymeri Kleemann, Alcatel Lucent, CEO, Vllesa-Co, ASDA, Boga & Associates dhe Gjirafa Inc. Derisa Meridian Express ka dhuruar edhe pako ushqimore dhe artikuj të tjerë esencialë për secilën familje.
Ky aktivitet është zhvilluar nga Fondacioni i Odës Amerikane, i cili nga viti 2012 e tutje ka mbështetur me mbi 200 mijw euro një numër organizatash e individësh në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe Down Syndrome Kosova, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Institutin e Fëmijëve me Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI, Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”, filmin artistik “Një rrëfim Prishtine”, organizatën e vullnetarëve amerikanë Peace Corps, zonat e goditura nga vërshimet në Republikën e Shqipërisë, zonat e goditura nga uragani Harvey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe dhjetwra fëmijë të cilët kanë pasur nevojë për përkrahje financiare për shërim jashtë vendit.
Në kuadër të Fondacionit të Odës Amerikane funksionon edhe Shkolla e Shahut “Woodrow Wilson” për fëmijë të moshës 6-13 vjeçe.
Në përpjekje për përmirësimin e kushteve të mësimnxënies nëpër zonat rurale të Kosovës, Oda Amerikane në vitin 2018 do të financojë përmirësimin e infrastrukturës bazike nëpër shkollat e fshatrave të mbetura larg kujdesit të shtetit, si dhe ofrimin e qasjes së barabartë në shkollim për fëmijët e fshatrave të cilat janë larg objekteve shkollore, duke u siguruar atyre transportin pa pagesë.

T� tjera
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...































