Lajme

OBSH: Ne nuk duhet të relaksohemi në luftën kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 09 June 2020

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet.

Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 7.062.464 njerëz u infektuan dhe 403.921 vdiqën deri sot. Drejtori i OBSH-së për situata emergjente Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet.

-Advertisement-

“Unë mendoj se kjo është një kohë e shqetësimit të madh,” tha ai, duke u kërkuar qeverive në rajon të veprojnë fuqishëm, me ndihmën ndërkombëtare. Epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove u tha gazetarëve se një “qasje gjithëpërfshirëse” është e nevojshme në Amerikën e Jugut. “Tani është e nevojshme të përqendrohemi në parandalimin e valës së dytë të koronavirusit. Kjo është shumë larg”, tha Van Kerkhove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera