Shëndetësi

OBSH: Maskat në shi s’kanë efekt

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 27 October 2020

Maskat mbrojtëse ndaj transmetimit të koronavirusit mund të jenë më pak efektive kur vendosen gjatë shiut, kanë paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shkencëtarët.

Grupi shëndetësor dhe një numër ekspertësh kanë deklaruar që maskat kirurgjikale duhet të ndërrohen nëse lagen nga shiu dhe u kërkuan zyrtarëve qeveritarë që t’i sigurojnë publikut “këshilla të qarta” në lidhje me mbajtjen e maskave gjatë motit të lagësht, raporton “The Independent”.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër të Britanisë së Madhe, tha për “Times”-in se “tani do të ishte e dobishme nëse këshillat e qarta do të lëshoheshin për publikun lidhur me këtë”.

-Advertisement-

Sipas udhëzimeve zyrtare nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Britani të Madhe, njerëzit duhet të “ndërrojnë maskën nëse laget ose preket me dorë”.

Ngjashmërisht, këshillat nga OBSH-ja thonë se maskat prej pëlhure duhet të përbëhen nga të paktën tri shtresa të materialit të ndryshëm. Sidoqoftë, organizata shton se lagështia mund të rrezikojë këtë mbrojtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera