Lajme

OBRM-PDUKM: LSDM e shfrytëzon Kuvendin për marketing politik

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 03 September 2017

Shumica parlamentare në krye me LSDM-në, e shfrytëzon Kuvendin e Maqedonisë vetëm për marketing politik në prag të zgjedhjeve lokale, e jo për zgjidhje të problemeve reale të qytetarëve, reagojnë nga OBRM-PDUKM në kërkesën e grupit parlamentar të LSDM që partitë opozitare të përkrahin ndryshimet ligjore të propozuara nga shumica parlamentare, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM duhet ta kuptojë se deputetët janë të zgjedhur nga populli për të punuar në interes të tyre, e jo në interes të partisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse Qeveria e LSDM dhe shumica e tyre parlamentare me të vërtetë kujdesej për përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve të vendit, ata do të kishin pranuar propozim-ligjet e dorëzuara nga ana e OBRM-PDUKM-së, si dhe amandamentet që dalin si kërkesa të qytetarëve./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera