Lajme

O’Brien, Kurtit: Stop veprimeve që ndikojnë negativisht në raportet tona

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 31 August 2024

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në veri, duke i quajtur të pakoordinuara dhe provokuese veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Ai u shpreh se i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, për konsultim me koordinim me komunitetin ndërkombëtar, përcjell Klankosova.tv.

O’Brien bëri thirrje që të ndërpriten veprimet e pakoordinuara që siç u shpreh ai, “ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

-Advertisement-

“Siç e bën të qartë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ShBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët”.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar O’Brien në “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera