Sport

Obërtinca, fizioterapeuti i parë në botë që mori diplomën nga FIFA

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 13 October 2017

Kosova mban pozitën e 184-t në ranglistën e FIFA-s me 206 përfaqësuese të botës. Por është e para që ka marrë diplomën mjekësore nga FIFA. E kjo është arritur falë fizioterapeutit nga Kosova, Rilind Obërtinca.

24-vjeçari nga Fushë-Kosova është i pari që ka marrë diplomën nga Departamenti Mjekësor i FIFA-s. Ky sukses i Obërtincës është përmendur edhe në uebfaqen zyrtare të këtij institucioni botëror të futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, bashkë me të kanë diplomuar edhe fizioteraputë të tjerë nga bota, por kosovari është i pari që iu nda diploma.

-Advertisement-

Modulet e para për diplomë të FIFA-s në Mjekësinë e Futbollit janë lansuar në fillim të vitit 2016, ndërsa të gjitha 42 modulet janë në dispozicion që nga marsi i vitit 2017.

“Rilind Obërtinca, një fizioterapeut sportiv nga Kosova, është bërë i diplomuari i parë një muaj më vonë, në prill”, është thënë në një artikull të FIFA-s ditë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera