Lajme

“O qen” – Tensione në seancën për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 25 October 2022

Pasi gjykatësja Medie Bytyqi e mbylli seancën e parë për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, ka pasur pak tensione.

Një nga familjarët e bizesnmenit Rexhepi ka ofenduar dy të akuzuarit, raporton Nacionale nga vendi i ngjarjes.

“O qen” i është drejtuar një nga familjarët dy të akuzuarve, Jeton e Nexhat Vllasaliu.

-Advertisement-

Ndryshe, seanca fillestare është shtyrë me kërkesë të avokatëve, pasi nuk janë pajisur me shkresat e lëndës.

Seanca e radhës do të mbahet më 14 nëntor.

Bedri Rexhepi u vra dhe dyshohet se krimi ka ndodhur për 30 mijë euro. Për gati 2 vjet, ai ishte i zhdukur dhe trupi nuk i gjindej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera