Lajme

Nxënësja gjen kuletë me para dhe dokumente në Prizren, e dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 27 August 2026

Një nxënëse nga Prizreni ka treguar shembull të ndershmërisë qytetare, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar në polici.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 25 gusht 2026, rreth orës 20:45, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Kuleta është gjetur nga nxënësja e Shkollës së Ekonomisë, O.T., e lindur në vitin 2011. Ajo, së bashku me prindin e saj, e ka dërguar menjëherë kuletën në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.

-Advertisement-

Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale të pronarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia ka arritur ta kontaktojë pronarin, i cili më pas është paraqitur në stacion dhe e ka marrë kuletën.

Pronari ka falënderuar nxënësen për gjestin e saj të ndershëm, si dhe Policinë e Kosovës për angazhimin në kthimin e kuletës.

Policia e ka vlerësuar rastin si shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e ndershmërisë dhe solidaritetit në komunitet.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy