Lajme

Nxënësi nga Dragashi raporton se u sulmua fizikisht nga arsimtari, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 11 February 2023

Një i mitur në Dragash ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga arsimtari.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Dragash 10.02.2023 – 12:20. Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera