Nussbaumer: Zvicra e shqetësuar me tensionet në rritje – Serbia e Kosova t’i parandalojnë eskalimet
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 09 July 2024
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ka thënë se një ndër temat gjatë takimit me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, ishte ajo e sigurisë.
Nussbaumer tha se Zvicra është e shqetësuar në lidhje me tensionet, sipas tij, në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë por edhe me situatën në pjesën veriore të vendit.
“Kemi adresuar edhe marrëdhëniet komplekse mes Serbisë dhe Kosovës. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë dhe situatën në pjesën veriore”.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat që t’i adresojnë këto tensione dhe t’i parandalojnë eskalimet. Për Zvicrën, paqja e qëndrueshme dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Nussbaumer.
Tutje, ai tha se Zvicra është krenare me komunitetin e kosovarëve që jetojnë në Zvicër, e të cilët sipas tij, janë integruar mirë në shoqërinë zvicerane.
“Kontributi i kosovarëve në suksesin e ekipit futbollistik është vetëm një dëshmi e vogël e kësaj. Zvicra e mbështet Kosovën në fusha të rëndësishme siç janë qeverisja e mirë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Ky angazhim është dëshmi e përkushtimit tonë për zhvillimin dhe integrimin evropian të Kosovës”, tha ai.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet mbledhja e rradhës e Kryesisë së Kuve...
-
Statovci: Në veri paguajnë për rrymën e dritat, e ata që dyshuan e kritikuan, moti u janë fikur dritat
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka folur lidhur me situatën në veri të...
-
Interesim i madh për pajisjet efiçiente për ngrohje
Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, para kohës është mbyllur thir...
-
Zemaj thotë se VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se fj...
-
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të n...
-
Gërvalla: Nuk ndalojmë së krijuari kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qeve...
-
Lajçak paralajmëron fillimin e përgatitjeve për një takim Bislimi- Petkoviq gjatë javëve të ardhshme
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka p...
-
Pamje të strehimores në Prishtinë, Rama thotë se shpejti Kryeqyteti do të jetë pa qen endacakë në hapësirat publike
Strehimorja për qentë e pastrehë është pranë përfundimit të punimeve. Kryetar...
-
E trishtë: Ky është 21 vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Badoc
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – P...
-
Çfarë duhet të dinë shoferët austriakë për ndryshimet e rregullave të gomave të dimrit në Gjermani
Rregullat gjermane rreth kërkesave për gomat e dimrit kanë ndryshuar, duke çu...
-
Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje
Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të ...
-
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për “DANCON”
Sot, kontingjenti danez i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi “DAN...