Lajme

Skadimi i kontratës për ushqimin e FSK’së, Maqedonci thotë se furnizimi gjithmonë bëhej në ditën e fundit: Hapësirë për keqpërdorime

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 06 October 2024

Lëvizja Vetëvedosja ka zhvilluar ngjarjen partiake, ku kanë folur edhe për sferën e sigurisë sesi e kanë qeverisur atë.

Në këtë panel ka marrë pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministër i Mbojtjes.

Ai ka thënë se janë shpenzuar 238 mlonë euro deri në vitin 2023 për blejen e sistemeve të sotisfikuara të armatimit.

-Advertisement-

Po ashtu, ai ka përmendu stuatën në veri, ku thotë se është përmirësuar duke përmendur kështu sinkronzimin e institucioneve të sigurisë.

Së fundmi, ka pasur kritika për ushqimin që iu servohet pjesëtarëve të FSK-së, rezultat i skadimit të kontratës për furnzizim me ushqim për FSK-në. Në deklaratën e Maqedoncit të cilën e shpërndau Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “prej vitit 2015 e deri në këtë vit furnizimi gjithmonë ka qenë përmes konceptit ekstrem emergjent, domethënë në ditën e fundit”.

“Ai tha se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim andaj është vlerësuar që të vazhdohet me konceptin e vetëqëndrueshmërisë që është përbrenda vizionit tonë për një ushtri të kompletuar pra që kujdeset për secilin aspekt edhe atë të sigurimit të ushqimit që i duhet”, citohet Maqedonci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera