Fun & Video

Nusja rrah dhëndrin në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 11 July 2018

Dasma duhet të jetë një nga ditët më të lumtura në jetën e nuses dhe dhëndrit, por në Bavari për shkak të alkoolit nuk doli të jetë kështu.

Një nuse, sipas deklaratës së policisë, piu shumë alkool dhe filloi të godasë njerëzit në dasmë. Ndër “viktimat” ishte dhëndri, i cili, pasi nuk mund ta qetësonte, e thirri policinë për ndihmë.

Kur kujdestarët e rendit arritën në dasmë, nusja e re e kishte rrahur tashmë dhëndrin, gjyshen dhe kumbarët. Pas kësaj, ajo u mbyll në një dhomë, nga e cila doli vetëm pas negociatave të gjata me policinë.

-Advertisement-

Nga dasma e saj ajo u mor në pranga dhe filloi procedura për shkaktimin e lëndimeve trupore. Raporti i policisë nuk tregon pse nusja e re “u sëmur” dhe filloi të godasë çdo gjë rreth. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera