Fun & Video

Nusja organizon “natën e kanagjegjit” nën ujë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 09 August 2017

Një çift i ri nga Stambolli i cili ndjek leksione të zhytjes, ka organizuar nën ujë “natën e kanagjegjit”, aheng që mbahet nga ana e nuses në prag të martesës.

Çifti profesionist për zhytje i cili po përgatitet për martesë ka bërë një akt të çuditshëm. Ata kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta organizuar ahengun e kanagjegjit.

Seyhan Acar, së bashku me shoqet e saj, janë zhytur nën ujë në plazhin Beylikduzu të Stambollit, ku kanë zhvilluar eventin duke u argëtuar dhe kaluar çaste zbavitëse.

-Advertisement-

Sipas traditës, ajo ka vendosur këna në duar, ndërsa të ftuarit kanë vallëzuar rreth nuses dhe kanë lozur me def.

Ndërkaq, dhëndri i është bashkangjitur më pas ahengut.

“Desha që natën e kënasë ta realizoj në vendin ku ndihem më e lumtur”, u shpreh Acar, e cila thotë se pjesa nën ujë është vendi ku kënaqet më së shumti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera