Lajme

Nusja nga Podujeva thotë se vjehrri dhe kunati kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 14 March 2022

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Policia njofton se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera