Nushi: Deklarata e Kurtit për Ivanoviqin, fyerje ndaj të mbijetuarve të veprimeve të tij

Autori: Gazeta inFokus
22:13 | 17 January 2023
“Opozita e atëhershme, Qeveria e sotme nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë për këta politikanë që kanë nderuar apo kanë bashkëpunuar me polikanë të tillë të minoritetit serb. Ju e dini çfarë i kanë bërë Ramush Haradinajt si kryeminstër kur është takuar me Radojçiqin në zyrën e tij, thojshin po e rehabiliton një kriminel. Çfarë ka bërë dje zoti Kurti me një veprim, unë nuk di, unë hesapin s’mundem të ia bëj atij veprimi mirëpo e ka përlartësuar, e ka dërguar në piedestal, e ka dërguar në qiell një person i cili kur është vra ka qenë duke u gjykuar për krime lufte ndaj shqiptarve e po ashtu, i akuzuar edhe me dëshmitar të gjallë për spastrimin etnik në Veri”.
Kështu ka deklaruar Nol Nushi nga radhët e Partisë SocialDemokrate (PSD) në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, aty ku mbrëmjen e së martës po diskutohet lidhur me politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Në një komunikatë të 3 shkurtit 2019, partia e Albin Kurtit thoshte se dënimi i politikanit serb Oliver Ivanoviq ishte gjysmak, derisa e akuzonte për vrasjen e dëbimin e shqiptarëve të rënë me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.
Në ditët e sotme, 4 vjet më pas kryetari i kësaj partie e tashmë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lartësoi figurën e kontributin e Ivanoviq në një video të veçantë në përvjetorin e vrasjes së tij.
“Për këtë figurë, deri dje praktikisht, unë e di që ka pasur konsensus në Kosovë, të paktën nga shumica shqiptare. Është ditur që është pjesmarrës në krimet e luftës, është pjesëmarrës në krimet e pasluftës si udhëheqës i “Rojave të Urës” të cilët e kanë shkaktuar pastrimin etnik të Veriut të Mitrovicës dhe e kanë ndërruar gjendjen demografike në atë zonë, po ashtu ka qenë anëtar apo sekretar në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, unë nuk e di ndonjë rol të tij përgjatë kësaj kohe i cili është në kuadër të shtetndërtimit, apo pozitiv në shtetndërtimin e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ajo çka Nushi konsideron të veçantë, është se sipas tij, Ivanoviq është një figure e nderuar edhe nga Kurti dhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Çka është e veçantë se ndoshta është e vetmja figurë që nderohet edhe prej Kurtit edhe prej Vuçiqit…janë të dy liderë popullistë dhe autoritarë të cilët mbi kufoma tentojnë të instrumentalizojnë situata të ndryshme për të iu kundërvënë njëri-tjetrit”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, deklaratën e Kurtit mbi Ivanoviq, Nushi e ka cilësuar si një fyerje ndaj të mbijetuarve të veprimeve të Ivanoviq.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...